Jeta në Zvicër
Berset në mbrojtje të gjuhëve të vendit, si gjuhë të para
Për ministrin zviceran të kuturës, Alain Berset nuk mund të ketë dilema në këtë çështje. Sipas tij këtu bëehet fjalë për një interes nacional
A do të mësohen dy apo vetëm një gjuhë e huaj në shkollat fillore të Zvicrës dhe nëse dy, atëherë cila do të jetë e para për gjermanofonët – frëngjishtja apo anglishtja? Kjo çësjtje është duke i përçarë kantonet e Zvicrës të cilat kanë mendime të ndryshme rreth saj.
Por ndërkaq për ministrin zviceran të kuturës, Alain Berset nuk mund të ketë dilema në këtë çështje. Sipas tij këtu bëehet fjalë për një interes nacional. Apo siç ka thënë ai në një intervistë dhënë për emisioin “Samstagrundschau” të radio SRF “Kuptimi mes vete në Zvicër, fakti që ne mund të kuptohemi në gjuhët e vendit, përbën një pjesë shumë të rëndësishme të unitetit tonë”.
Ai thotë se të thuhet kjo që u tha më lartë është po ashtu pjesë e debatit dhe se ky debat duhet të udhëhiqet me të gjitha palët pjesëmarrëse.
Siç dihet, para rreth dhjetë viteve kantonet kishin arritur marrëveshjen që nxënësit e shkollave fillore të mësojnë dy gjuhë të huaja. Përmes një kompromisi, i ishte lejuar secilit kanton të vendoste vetë nëse gjuha e parë e huaj që do të mësohej do të ishte njëra nga gjuhët e vendit ose anglishtja.
Ndërkohë, në disa kantone, si në Schaffhausen dhe në Graubünden janë paraqitur pretendime që të mësohet vetëm një gjuhë e huaj dhe ajo të jetë anglishtja.
Por kjo nuk është zgjidhje për ministri Berset. “Kjo do të nënkuptonte që ne qysh tash po e pranojmë që në të ardhmen të mos mund të kuptojmë njëri tjetrin në ndonjërën nga gjuhët e vendit. Dhe kështu nuk mund të bëhet”.
Berset ka thënë se vazhdon të jetë në fuqi kompromisi sipas të cilit nga dy gjuhët e huaja që mësohen në shkollat fillore, njëra duhet të jetë gjuhë e vendit. Por, në rast se me këtë qëndrim nuk do të pajtohen të gjitha kantonet, duhet të ndërhyjë federata.
Bilanci do të bëhet në vitin 2015 kur përfundon marrëveshja e përmendur më lartë për gjuhët. (sda)
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









