Lajme
Berset, kandidat për sekretar të përgjithshëm të Këshillit të Evropës
FDFA i ka dorëzuar presidentit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës kandidaturën e ish-këshilltarit federal
Ish-këshilltari federal Alain Berset ka shprehur interesimin e tij për të marrë rolin e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës, me seli në Strasburg. Kjo u bë e ditur nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (DFA), i cili mbështet këtë kandidaturë dhe ia dorëzoi sot presidentit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Këshilli i Evropës punon për të promovuar të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në 46 shtetet e tij anëtare. Ai përfundon marrëveshje ndërqeveritare detyruese sipas së drejtës ndërkombëtare, siç është Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me synimin për të inkurajuar përparimin ekonomik dhe social dhe për të mbrojtur trashëgiminë e përbashkët të zhvilluar deri më tani. Zvicra iu bashkua Këshillit të Evropës më 6 maj 1963, duke u bërë shteti i saj i 17-të anëtar.
Sekretari i Përgjithshëm zgjidhet nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës me propozim të Komitetit të Ministrave për një periudhë pesëvjeçare. Asambleja Parlamentare do të votojë në qershor 2024. Personi i zgjedhur do të marrë detyrën më 18 shtator të këtij viti. Pozicioni aktualisht është i zënë nga kroatja Marija Pejçinoviq Buriç.
Berset, 51 vjeç, u largua nga qeveria 31 dhjetorin e kaluar pas dymbëdhjetë vjetësh, në fund të një viti presidence të Konfederatës. Deri më tani asgjë nuk ishte filtruar për të ardhmen e friburgasit, i cili në fund të vitit të kaluar kishte lënë të kuptohet se donte t’i jepte vetes kohë për të reflektuar. Ai gjithashtu tha se ishte i lumtur me mundësinë për të pushuar pak.
E-Diaspora
-
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg Shoqata “Trojet e Arbrit” dhe partnerët shqiptarë organizojnë një event historik me Prof. Dr. Oliver Jens... -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Amerikë
Inxhiniera shqiptare në Amerikë arrin majat e industrisë kimike
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin










