Lajme
Berset i bën thirrje ekonomisë: “Na ndihmo të ecim përpara me vaksinimin”
Ka sektorë të caktuar që tani po luftojnë kundër certifikatës së Covid-19, është shprehur Berset, në evnd që t`i angazhojnë energjitë e tyre për vaksinim

Ministri i Shëndetësisë Alain Berset i bën thirrje ekonomisë zvicerane të përfshihet edhe ajo më shumë në fushatën e vazhdueshme të vaksinimit kundër koronavirusit. Ende ka shumë vend për përmirësim në këtë drfejtim ka thënë Berset në një intervistë me “SonntagsBlick”.
Kompanitë, klubet sportive, qendrat e fitnesit dhe organizatat kulturore që kanë vuajtur aq keq nga pandemia e koronës duhet të kenë një interes për të siguruar që tëm vaksinohen sa më shumë njerëz që të jetë e mundur, ka shtuar ai.
Ka sektorë të caktuar që tani po luftojnë kundër certifikatës së Covid-19, është shprehur Berset.
“Investoni këtë energji për të na çuar përpara në procesin e vaksinimit” u është drejtuar Berset kompanive dhe organizatave, trasnmeton albinfo.ch.
Ekonomia mund të bëjë punë në bindjen dhe edukimin e masave, për të bërë të njohura ofertat e vaksinimit.
Po ashtu, sipas tij, kompanitë mund të krijojnë oferta në mënyrë që punonjësit në kompanitë përkatëse të mund të vaksinohen.
Dhe ato mund të sigurojnë që testet e vazhdueshme të ndihmojnë në kontrollin më të mirë të pandemisë.
Berset ka shprehur keqardhje që shkalla e vaksinimit në Zvicër është më e ulët se në vendet përreth. Shkalla është qartë shumë e ulët në kontekstin e variantit shumë ngjitës, “Delta”. Kjo nuk është mirë. Zvicra ka zgjedhur një rrugë pa vaksinim të detyrueshëm dhe bazohet në informacion. Një fushatë e re do të fillojë javën e ardhshme.
Ministri i shëndetësisë ka thënë titje se situata epidemiologjike në Zvicër mund të ishte më e mirë, përcjell albinbfo.ch. Nuk mund të thuhet nga perspektiva e sotme nëse gjërat do të shkojnë mirë në vjeshtë ose jo. Ajo që duhet të ndodhë është që Qeveria Federale dhe kantonet duhet të bashkohen. Kjo është thirrja që bën ai.
E-Diaspora
-
Qeveria e Kosovës nga një korriku subvencionon policat e sigurimit të mërgimtarëve Qeveria e Kosovës ka ndarë 4 milionë euro për të mbuluar kostot e policës së sigurimit...
-
Oficeri i FSK-së, diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci
-
30 Vjet me Filarmoninë e Vjenës, Shkëlzen Doli: Një udhëtim i jashtëzakonshëm muzikor
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre
-
Bazel
Riola Morina emërohet asistente në Universitetin e Bazelit
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?