Shkurt.ch
Berset: Gratë të pensionohen me 65 vjet!
Të punësuarit nuk mund të shkojnë në pension të parakohshëm nga mosha 58 vjeçare sikur tash por vetëm pasi t`i kenë mbushur 62 vjet
Janë bërë të njohura detajet e reformës së planifikuar të pensioneve, të propozuar nga ministri për çështjet sociale Alain Berset. Një ndryshim i ndjeshëm do të bëhet në moshën për pensionim të femrave. Ato në të ardhmen pitet të pensionohen në moshën 65 dhe jo sikur deri më tash, 64 vjeçare.
Reforma parasheh që brenda katër vitesh shkalla e konvertimit të pensioneve të zbritet nga 6.8 %në 6%. Dhe në mënyrë që pensionet minimale të mos shënojnë ulje, të punësuarit në të ardhmen nuk mund të shkojnë në pension të parakohshëm nga mosha 58 vjeçare sikur tash por vetëm pasi t`i kenë mbushur 62 vjet.
Në mënyrë që të mos preket niveli i tashëm i sigurimeve të moshës dhe të trashëgimisë, qeveria propozon një financim plotësues përmes tatimit mbi vlerën e shtuar. Ky tatim do të ngrihej në këtë rast për më së shumti dy për qind dhe kjo do të ndodhte në mënyrë graduale, shkruan news.ch.
Qeveria synon që këtë nivel të pensioneve ta mbajë edhe duke shkurtuar pensionet e të vejave dhe vejanëve me fëmijë ndërsa pensionet e atyre (të vejave dhe vejanëve) që nuk kanë fëmijë do të hiqeshin fare. Ndryshe nga masat restriktive në këtë drejtim, qeveria synon rritjen në një drejtim tjetër, pensionet për fëmijët bonjakë duhet të jenë më të mëdha se tash.
Qeveria deri në fund të vitit do të dorëzojë në parlament për miratim një projektligj të reformës së pensioneve.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













