Tematike
Berset kërkon hapjen e plotë të restoranteve deri në fund të majit
Por, vendimi përfundimtar nuk pritet para 26 majit ndërsa hapja e plotë e restoranteve, para 31 majit
Ambientet e brendshme të hapura në restorante, mësimdhënie me prani fizike në universitete dhe jheqje të “zyrës nga shtëpia” (Home Office). Këto janë lehtësimet që ministri i shëndetësisë, Alain Berset pritet t`i të adresojë të mërkurën, në takimin e Këshillit Federal
Berset pra dëshiron të hapë deri në fund të majit ambientet e brendshme të restoranteve që kanë një koncept të mirë mbrojtjeje, shkruan “Blick”.
Por, vendimi përfundimtar nuk pritet para 26 majit ndërsa hapja e plotë e restoranteve, para 31 majit.
Krahas zbutjeve të përmendura, Këshilli Federal po shqyrton gjithashtu lejimin e pranisë së më shumë njerëzve në dyqane. Gjithashtu po shqyrtohet edhe mundësia e relaksimit në ambientet sportive dhe të kohës së lirë, shkruan gazeta, transmeton albinfo.ch.
Këshilli Federal mund të vendosë gjithashtu të mërkurën nëse periudha e referimit për shtesat për punë me kohë të shkurtër do të zgjatet nga 18 në 24 muaj.
Siç është raportuar tashmë, Këshilli Federal po planifikon një model trefazor për fazat e lehtësimit. Faza e mbrojtjes vazhdon derisa të vaksinohen plotësisht të gjithë njerëzit veçanërisht të prekshëm që duan të vaksinohen.
Kjo pasohet nga faza e stabilizimit, në të cilën është planifikuar lehtësimi i radhës. Edhe gjatë kësaj faze, ende nuki do të jenë të vaksinuar të gjithë ata që e duan këtë, përcjell albinfo.ch. Në fund vjen faza e normalizimit: Në këtë fazë, të gjithë të rriturit që dëshirojnë të vaksinohen janë vaksinuar plotësisht dhe rrjedhimisht, duhet të hiqen shumica e masave të koronës.
Ndërkaq, Martin Ackerman, kreu i “Task Forcës Shkencore Kombëtare Zvicerane Covid-19” paralajmëron: “Është ende heret për këtë. Takimet në ambiente të mbyllura pa maska përfaqësonin rrezikun më të madh të infeksionit”.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












