Lajme
Ministri Berset kërkon lehtësime më të shpejta se sa pritej
Këshilli Federal do të zhvillojë të mërkurën mbledhjen e tij të radhës kur qeveria supozohet të bëjë zyrtare zbutjen e njoftuar dy javë më parë
Që nga 31 maji, pritet të bëhen më shumë lehtësime sesa ishte njoftuar fillimisht nga Këshilli Federal. Ministri i Shëndetësisë, Alain Berset planifikon më shumë lehtësime sesa pritej.
Këshilli Federal do të zhvillojë të mërkurën mbledhjen e tij të radhës kur qeveria supozohet të bëjë zyrtare zbutjen e njoftuar dy javë më parë.
Siç ka mësuar “Blick”, me vendimin e ri pritet të hapen ambientet e brendshme të restoranteve, nuk do të zbatohet më detyrimi për të punuar nga shtëpia ndërsa përsëri do të jenë të mundshme aktivitetet më të mëdha.
Burime pranë Këshillit Federal i kanë deklaruar gazetës se me të renë pritet të mund të takohen 30 persona në ambientet e brendshme dhe 50 persona në ato të jashtme, transmeton albinfo.ch.
Në aktivitetet publike, pritet të lejohen gjithashtu 50 persona në ambientet e brendshme nëse organizatori ka koncept mbrojtjeje dhe nëse mbahen maska.
Pritet të bjerë gjithashtu kufiri i sipërm aktual prej 15 personash për tubime në hapësirat publike, përcjell albinfo.ch. Në aktivitet fetare dhe politike, duhet të lejohet tubimi i 100 njerëzve në ambiente të brendshme dhe 300, në ato të jashtme.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











