E-Diaspora
Berner Oberlandi i mbushur me mbishkrime arabisht
Familja zvicerane Kipfer, po menaxhon një atraksion jovullnetar për turistët nga Arabia Saudite. Për shkak se mysafirët e paftuar hynë edhe në fermën e tyre, ata është dashur të vendosin mbishkrime edhe në gjuhën arabe, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.

Ferma e familjes Kipfer ka tërhequr një numër të madh turistësh arabë për vite me rradhë. Deri në dhjetë vetura të huazuara nga turistët arabë, të parkuara çdo ditë para fermës në Amsoldingen BE. Ata nxjerrnin telefonat e tyre celularë, fotografonin fermën dhe fushën e lulushtrydheve, donin të shihnin nga afër çdo gjë, ta dokumentonin, bile edhe ta preknin.
Dhe kjo, pa pëlqimin e familjes! Arsyeja: Në bloget arabe të udhëtimit, fermat zvicerane në Berner Oberland u vlerësuan shumë me pemishte dhe fusha të luleshtrydheve. Shumë për bezdi të Kipfers të cilët nuk duan të kthejnë shtëpinë e tyre në një tërheqje turistike.
Fermerja Barbara Kipfer pohon: “Të ftuarit arabë madje kanë dashur të futen edhe në dhomën tonë. Vetëm para dere kam mundur t`i ndaloj. “Pastaj aty lanë mbeturinat e tyre, ndërsa nëna është dashur të pastrojë. “Ishim të shqetësuar nga vërshimi i tyre”, thotë ajo, transmeton Albinfo.ch.
Familja në ankth iu drejtua zyrës së turizmit në Interlaken. Atje ata i propozuan familjes që të shkruanin një shenjë në arabisht, të cilën ata mund të vendosnin para shtëpisë dhe fushave. U tha, u bë: Barbara Kipfer u ul në kompjuterin e saj dhe përktheu fjalët “pronë private” nga Google Translate dhe fjalët: “Nuk lejohet kalimi tranzit. Mos u futni. Ju lutem kthehuni. Nuk ka luleshtrydhe”.
Shenjat treguan efekt. “Kjo verë ishte shumë më e këndshme. Turistët vërejtën shenjat dhe u kthyen menjëherë”, thotë Kipfer, informon Albinfo.ch.
Për shkak se turistët kishin marrë rregullisht kumbulla dhe mollë, familja tani ka rrethuar fushat e saj. Edhe në Spiez, një fermer gjithashtu ishte mërzitur nga turistët e huaj që i kanë vëzhguar plantazhet e tij. Ai gjithashtu ka vendosur një shenjë rreth një metërshe para oborrit të tij, në gjuhën arabe. Dhe në faqen e tij të internetit ai ka shënuar në arabisht dhe anglisht: “Mysafirë të nderuar, ne nuk ofrojmë turne. Ky është një keqinformim”.
Shenja u financua nga Spiez Marketing AG. Drejtori menaxhues Stefan Seger thotë: “Aktualisht ne duam që turistët të na vizitojnë dhe jemi të kënaqur për interesin e tyre. Por se fermeri është ndjerë i mërzitur në oborrin e tij është e kuptueshme. Për këtë arsye është dashur të reagojmë”, inforon Albinfo.ch.
Në mënyrë që turistët të mos udhëtojnë më kot nëpër ferma të Spiezit, zyra e turizmit në fshatin fqinj Faulensee BE, para ndërtesës së tyre ka mbjellur katër ekstra radhë me manaferra të ndryshme. Pra, turistëve ju ofrohet diçka për të ngrënë dhe për të bërë ndonjë fotografi.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Riola Xhemaili, shqiptarja që përfaqëson Zvicrën në Evropian Për Riolën, pjesëmarrja në një Kampionat Evropian nuk është vetëm një sfidë sportive, por edhe një...
-
Një zë i urtë, një grua e fortë: Shyhrete Rexhaj, në mbrojtje të shëndetit mendor të komunitetit shqiptar në Zvicër
-
Hopp Schwiiz me Riola Xhemailin në EURO 2025
-
Ticino: Kapet shqiptari me 9 kilogramë kokainë në makinë
-
Shqiptari i zhdukur në Itali gjendet përmes helikopterit, në gjendje të rëndë
Jeta në Austri
-
Austri – Gjermani: Zemërim për bllokimet e trafikut të shkaktuara nga kontrollet kufitare Për më shumë se tre javë, kontrollet e shtuara kufitare në kufirin e jashtëm të Gjermanisë...
-
Austri: SPÖ dhe NEOS arrijnë marrëveshje për koalicionin e ri në Vjenë
-
Treni i ri veror “i gjumit” do të lidhë Vjenën dhe bregdetin kroat
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji qershor
-
Austri: Çmimet e shtëpive arritën mesatarisht 2,709 €/m² në 2024-ën