Shkurt.ch

Berna, qyteti më i bukur i Zvicrës

Guida e famshme "Lonely Planet" ka përzgjedhur kryeqytetin e Zvicrës si një nga destinacionet më të bukura turistike për këtë vit.

“Berna ndoshta është kryeqyteti më i bukur i Evropës”, është i sigurt Andi Murdock. Kështu shkruan amerikani në guiden ‘Lonely Planet’, e cila shoqëron çdo vit miliona turistë në udhëtimet e tyre në tërë botën.

Berna është i vetmi qytet zviceran që ka hyrë në mesin e dhjetë destinacioneve kryesore evropiane për vitin 2013.

Autori thotë se qyteti i vjetër është i kombinuar me pjesën moderne dhe elegante. A i ka cilësuar me „pamje tepër të bukura” edhe pjesën Berne Oberland.

Nuk janë komplimente këto të “Lonely Planet”, thotë për radio SRF1 drejtori i turizmit në Bernë, Lergier Mark. 

Kjo është puna e tij si drejtor i turizmit. Berna e ka tashmë më lehtë që me bukuritë e saj të tërheqë vëmendjen e turistëve.