Shkurt.ch
Berna, me papunësinë më të ulët në dhjetë vjetët e fundit
Shkalla e papunësisë në kantonin e Bernës ka rënë nga 2.6 në 1.9 për qind në vitin 2018. Kështu, shifrat e papunësisë janë në nivelin e tyre më të ulët në dhjetë vjetët e fundit. Kjo është bërë e qartë nga një raport mbi tregun e punës, të publikuar nga zyra ekonomike BECO, përcjell albinfo.ch.
Shkalla e papunësisë ra në mënyrë të konsiderueshme në të gjitha dhjetë rrethet administrative të kantonit të Bernës në krahasim me vitin e kaluar. Rënia më e madhe ishte në rrethin administrativ të Biel/Bienne, ku shkalla e papunësisë ra nga 4.3 për qind në 3.0 për qind.
Numri i të papunëve në Bernë ra me 2’513 në krahasim me vitin e kaluar. Arsyeja për papunësinë më të ulët është situata e mirë ekonomike. Produkti i brendshëm bruto (PBB) është rritur me 2.6 për qind në Zvicër dhe 1.6 për qind në kantonin e Bernës, sipas vlerësimeve të BAK Economics 2018.
Pjesërisht përgjegjës për zhvillimet e këndshme në tregun e punës në vitin 2018 ishin rritja ekonomike në eurozonë dhe kursi i këmbimit të favorshëm CHF / euro, tha BECO. Si rezultat, industria e eksporteve shënoi rritje. Punësimi u rrit në të dy sektorët e industrisë dhe shërbimeve.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












