Shkurt.ch

Berna mbyll bunkerin për azilkërkuesit

Deri në fund të këtij viti kantoni i Bernës mund ta shfrytëzojë këtë objekt strehimi që ka 136 shtretër e nga viti 2015 do të jenë në dispozicion deri 80 shtretër

Vendimi për shfrytëzimin e një bunkeri të mbrojtjes civile për strehimin e azilkërkuesve ka qenë shkak i disa protestave të zhvilluara gjatë vitit të kaluar në Bernë. Fillimisht ishte vendosur që bunkeri të shfrytëzohej vetëm për gjashtë muaj por nga fillimi i vitit 2012 kur ai është hapur për azilkërkues kanë kaluar pak më shumë se dy vjet.

Por, ndërkohë autoritetet e qytetit të Bernës kanë vendosur ta mbyllin këtë objekt dhe të gjejnë një vend më të përshtatshëm për strehimin e atyre që kanë kërkuar azil. Megjithatë, tërheqja nga bunkeri nuk do të bëhet përnjëherë, shkruan azonline.ch. Deri në fund të këtij viti kantoni i Bernës mund ta shfrytëzojë këtë objekt strehimi që ka 136 shtretër. Ndërsa nga viti 2015 do të jenë në dispozicion maksimalisht 80 shtretër.

Paralelisht, autoritetet e qytetit të Bernës janë duke shikuar se çfarë objekti mbitokësor mund të ofrojnë për strehimin e azilkërkuesve.