Bota
Berlini harxhon 1 miliard euro për të blerë banesa publike
Autoritetet e Berlinit “u vunë në zjarr” të premten për shpenzimin e pothuajse 1 miliard euro për të blerë 6,000 apartamente të banesave publike që ishin privatizuar, për të ulur çmimet e larta të qirave
Sipas marrëveshjes së paralajmëruar të enjten vonë, kompania shtetërore e strehimit “Gewobag” do të riblejë banesat e ndërtuara fillimisht si banesa sociale nga vitet 1960 deri në vitet 1990.
Shifra prej 920 milionë € është më shumë se dyfishi i 405 milionë eurove, që qyteti kishte bërë kur privatizoi pronat më 2004, sipas mediave gjermane, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i kryeqytetit gjerman, Michael Müller, tha se marrëveshja kishte për qëllim “mbajtjen e qirave në Berlin të qëndrueshme”.
Blerja shënon rikualifikimin më të madh të ndërmarrë nga qyteti, ku qiratë janë dyfishuar në dekadën e kaluar.
Partia e ekstremit të djathtë AfD sulmoi këtë veprim si “një humbje parash” dhe FDP akuzoi Gewobag së bashku me qeverinë e Berlinit për “pjesëmarrje në spekulimet e pronave”, përcjell tutje albinfo.ch.
Rritja e kostove të banesave është bërë një çështje e nxehtë në Berlin, duke bërë që disa banorë të mendojnë zgjidhje radikale, duke përfshirë fushatat për kapjen e banesave nga pronarë të fuqishëm.
Të alarmuar nga tendenca, qeveria e qytetit të Berlinit në qershor ra dakord për skicimet e një projektligji që do të përfshinte ngrirjen e qirave për pesë vjet nga viti 2020.
Projektligji, i cili është ende duke u hartuar, do të synojë të parandalojë rritjen e qirave për 1.5 milion apartamente, thanë autoritetet e Berlinit.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










