Futboll
Berisha prezantohet te skuadra japoneze
Besart Berisha ka marrë fanellën me numrin 16
Sulmuesi shqiptar, Besart Berisha, është prezantuar te klubi japonez Sanfrecce Hiroshime.
32-vjeçari ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë, me ç’rast do të fitojë rreth katër milionë euro.
Në prezantimin e tij në Japoni, Berisha ka thënë se me skuadrën e re do të kërkojë vetëm fitore dhe trofe.
“Do të luaj që të fitoj. Kudo që shkoj, shpirti im s’ndryshon. Kam ardhur të fitoj trofe”, ka thënë ai në konferencën e prezantimit, përcjell albinfo.ch.
Besart Berisha ka marrë fanellën me numrin 16. Në Japoni do të gjejë edhe Andres Iniesta, i cili pak kohë më parë ka nënshkruar për një tjetër skuadër japoneze.
Berisha ka thyer çdo rekord në futbollin australian duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori. Berisha gjithashtu kishte fituar shumë trofe me klubin, si dhe personal.
Futbollisti nga Prishtina në të kaluarën ka qenë pjesë e Kombëtares shqiptare të futbollit, por edhe Përfaqësueses së Kosovës.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












