Lajme
Treni-autobus prodhohet në Japoni
Një automjet me funksion të dyfishtë, autobus dhe tren, që mund të lëvizë si në rrugë dhe në shina, do të fillojë të përdoret në qytetin Kaijo, në prefekturën Tokushima të Japonisë.
Mjeti, që ngjan me një autobus të vogël, ecën mbi goma normale kur ndodhet në rrugët tradicionale dhe kur mbërrin në stacionin e këmbimit, rrota hekuri zbresin nga barku i tij, duke e kthyer atë në tren.
Rrotat e trenit zëvendësojnë gomat e përparme, ndërsa ato të pasme mbeten në kontakt për të garantuar forcën shtytëse në shina.
“Ky mjet, sikurse tashmë dihet, mund të lëvizë si në hekurudhë, ashtu edhe në rrugët normale. Mjetet e zakonshme kanë vetëm një nga funksionet, por ky mund të arrijë te banorët si autobus dhe t’i shoqërojë ata si tren gjithashtu. Ne presim që në zonat rurale, ku popullsia po plaket, ai të kthehet në një formë të re të transportit publik”, tha Shigeki Miura nga Hekurudha e Japonisë.
Në prodhim që prej vitit 2002, autobusi-tren ka kapacitetin për të transportuar 21 pasagjerë, me një shpejtësi prej 60 kilometra në orë, kur ndodhet në shina dhe me rreth 100 kur ecën në rrugët publike.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë













