Berisha: Lufta e UÇK-së, faqe e ndritur e kombit shqiptar
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një takim në Tiranë me ish-kryeministrin e Kosovës, Agim Çeku, njëherësh ish-komandant i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, theksoi se, Lufta Çlirimtare e popullit të Kosovës është një nga faqet më të ndritura të lirisë së kombit shqiptar, por edhe të Ballkanit, pasi i dha fund kolonisë së fundit në Evropë.
„Pavarësisht se raporti i Dick Martyt, pa asnjë fakt dhe provë, ripërsërit akuza, shpifje dhe trillime të gatuara në Beograd nga Milloshevici dhe ultra-nacionalistë të tjerë serbë, Shqipëria mirëpret dhe është tërësisht e hapur për çdo hetim nga institucione të njohura ndërkombëtare, për çdo problem që lidhet me krimet e luftës në ish-Jugosllavi”, deklaroi Sali Berisha.
Në këtë kontekst, autoritetet shqiptare kanë ftuar zyrtarisht Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për krime lufte dhe EULEX-in që të rimarrë përsëri çdo hetim për të zbardhur çdo të vërtetë që ka të bëjë me krimet e luftës apo me krimet kundër njerëzimit, nga kushdo që t’i ketë kryer ato. Ai tha se autoritetet shqiptare do t’u garantojnë EULEX-it dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës të gjithë bashkëpunimin e nevojshëm për të përmbushur me sukses çdo hetim.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










