Futboll
Berisha ia siguron fitoren Salzburgut me dy gola
Mërgim Berisha ia ka siguruar fitoren Salzburgut sonte në udhëtim ndaj Lokomotivës së Moskës në xhiron e pestë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Berisha realizoi dy gola për Salzburgun, në minutën e 28-të dhe 41-të, ndërsa klubi austriak fitoi 3:1. Golin tjetër për Salzburgun e shënoi Karim Adeyemi (81’) derisa për Lokomotivën shënoi Anton Miranchuk (79’ penallti).
Salzburgu pas pesë xhirove zë vendin e tretë në Grupin A të Championsit me katër pikë, grupin e kryeson Bayerni me 12 pikë nga katër ndeshje, ndërsa Atletico Madridi zë vendin e dytë me pesë pikë nga katër ndeshje.
E-Diaspora
-
Francë
Francë: Shqiptari dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e partneres para syve të fëmijës Vrasja e 22-vjeçares në Francë, shqiptari dënohet me burg të përjetshëm... -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 20-vjeçar shqiptar -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026











