E-Diaspora
Berat Sadiku dëshiron të luajë për Kosovën
Shqiptari me origjinë nga Shkupi, i cili me sukses po luan për skuadrën zvicerane Tun, mund të braktisë përfaqësuesen e Finlandës për atë të Kosovës
“Për Finlandën i kam kaluar të gjitha grupmoshat, ndërsa për A reprezentacionin kam debutuar në vitin 2008 dhe deri tani kam pasur shtatë paraqitje. Çuditërisht prej muajit mars të këtij viti nuk kam marrë ftesë, përkundër faktit se te skuadra e Tunit po kaloj një sezon shumë të mirë.
Në fakt, kjo u ka rënë në sy edhe mediave zvicerane dhe atyre finlandeze, të cilët vazhdimisht më pyesin pse nuk po luaj. Mirëpo, unë e respektoj vendimin e trajnerit të Finlandës, ndërsa e imja është të dëshmoj veten në fushën e gjelbër. Megjithatë, atë që dua të them se në të ardhmen mund të luaj për përfaqësuesen e Kosovës. Kam të drejtë të luaj për këtë përfaqësuese, ndërsa për këtë kam biseduar me seleksionuesin Albert Bunjaku. Atë ditë kur Kosova edhe zyrtarisht do të marrë pjesë në kualifikimet për Kampionatin Evropian ose Botëror, unë mund do të vij dhe të luaj”, thotë Sadiku për gazetën “KOHA” në Shkup.
Pas periudhës së shkëlqyer te Lahti, në sezonin 2011/12 Sadiku transferohet te Arminia Bilefilld, mirëpo dy vjet sa ishte pjesë e këtij ekipi Sadiku nuk shënoi asnjë gol, ndërsa klubi u largua nga Bundesliga.
Nga sezoni 2011/12 është pjesë e skuadrës zvicerane Tun, duke bërë një progres të madh, ku nga 57 paraqitjet sa ka deri më tani, ka shënuar 17 gola, prej tyre 8 këtë sezon.
Kontratat e Sadikut me Tunin skadon pas gjashtë muajve.
Drejtuesit e klubit i kanë ofruar rinovimin e kontratës, por për këtë përkujdeset menaxheri i Sadikut.
Berat Sadiku dëshiron të luajë përsëri në Gjermani.
Ndryshe, Sadiku me prejardhje është nga Shkupi, lagjja Gazi Babë, ndërsa nga mosha 3-vjeçare bashkë me familjen e tij tani jetojnë në Finlandë, ndërsa hapat e parë me futbollin i ka bërë pikërisht në këtë shtet.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











