Autotech
Bentley prezenton veturën e së ardhmes
Bentley Motors, shtëpia e veturave e themeluar më 10 korrik 1919, në Crewe, në zonën rurale britanike, mbush 100 vjeç dhe i bën vetes një dhuratë speciale – veturën e së ardhmes.
Kjo makinë dëshmon drejtimin në të cilin klientët tanë duan të udhëtojnë. Një makinë luksoze dhe që respekton natyrën. Adrian Hallmark, president dhe drejtues i Bentley, ka prezantuar kështu, në ditën e 100 vjetorit, konceptin origjinal Bentley EXP 100 GT, që befason për dizajnin.
Luks dhe estetikë, me fokus teknologjinë e së nesërmes për një makinë me forma të sofistikuara dhe impresionuese. Kjo është formula që projektuesit kanë ndjekur për këtë makinë tërësisht elektrike dhe me drejtim autonom që do të dalë në treg vetëm në 2035, transmeton TCH.
Edhe përmasat janë imponuese, 5.8 metra gjatësi dhe 2.4 gjerësi. Në krye, drita të rrumbullakosura mbi një sfond të ndriçuar që nuk kalon aspak pa rënë në sy.
Dyert e mëdha, hapen nga lart, duke arritur deri në kuotën tre metra. Ndërsa brendia, është e kuruar deri në detaje. Sediljet janë të adaptueshme, me tre konfigurime të mundshme dhe kujtojnë një anije hapësinore të sapodalë nga një film fantashkencë.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












