Lajme
Bënte qejf me kartëmonedha false prej 50 eurosh: Kapet kosovari 27-vjeçar
Hetuesit policorë i kanë dërguar shërbimet e urgjencës tek një 27-vjeçar kosovar që jeton në kantonin e Schwyz-it

Natën e së dielës (26 janar 2020), një i ri 27-vjeçar në një pijetore në qytetin e Zug-ut ka paguar për pijet që ka konsumuar 12 herë me nga 50 euro, shkruan polizeinews.ch. Por, ndërkohë u mor vesh se eurot e tij kishin qenë të falsifikuara dhe ai u raportua në polici.
Hetuesit policorë i kanë dërguar shërbimet e urgjencës tek një 27-vjeçar kosovar që jeton në kantonin e Schwyz-it, transmeton albinfo.ch. Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, të bërë me urdhërin e Prokurorisë publike të kantonit Zug, është gjetur dhe konfiskuar edhe një tjetër kartmonedhë e rreme prej 50 eurosh.
Mashtruesi i dyshuar është marrë në arrest të përkohshëm dhe është marrë në pyetje nga policia. Pastaj ai është lënë i lirë nga mbajtja e policisë.
Se si i ka siguruar 27-vjeçari eurot e rreme, është objekt i hetimeve në vazhdim.
Nga perspektiva e tanishme, nuk mund të përjashtohet që kartëmonedha të falsifikuara kanë qenë në qarkullim tashmë në ditët para kapjes së 27-vjeçarit, përcjell albinfo.ch. Policia ka lutur personelin që të ketë vëmendjen e nevojshme kur pranojnë kartëmonedhat. Perceptimet e dyshimta në lidhje me paratë e falsifikuara duhet të raportohen menjëherë në polici (T 041 728 41 41).
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor