Muzikë
Bendi “The Cranberries” i jep fund muzikës
Rok-grupi i njohur irlandez, “The Cranberries”, janë drejt fundit të karrierës dhe për këtë publikuan albumin e fundit që nderon lideren e tyre, Dolores O’Riordan, që vdiq vitin e kaluar. “In the End” është albumi i tetë i bendit që mori famë në vitet ’90 me hitet si “Zombie” dhe “Linger”.
Ky album përfshin incizimet e fundit të O’Riordan që vdiq në janarin e vitit 2018 nga mbidoza e alkoolit. Puna në këtë album kishte filluar në turneun e vitit 2017 dhe liderja O’Riordan e kitaristi Neil Hogan shkruan 11 tekstet e këngëve.
Me vokalin e incizuar të saj, Hogan, batisti Mike Hogan e bateristi Fergal Laëler, kompletuan albumin dhe vendosën ta publikonin si nderim për këngëtaren.
“Kur e kuptuam se sa të fuqishme ishin këngët, vendosëm menjëherë se albumi do të ishte për të. Më nuk kishte kthim, sepse nuk donim të shkatërronim trashëgiminë e bendit”, ka thënë Noel Hogan. Grupi “The Cranberries” u formua në Limeric në vitin 1989 dhe atë kohë kishte tjetër këngëtar.
O’Riordan e zëvendësoi atë një vit më vonë dhe me 40 milionë kopje të shitura, u bë grupi i dytë më i suksesshëm pas U2. O’Riordan njihej për zërin e saj të veçantë dhe shpesh këndonte për lidhjet e dashurisë apo për dhunën politike.
Kur vdiq ajo ishte 46-vjeçare, por anëtarët e bendit kanë thënë se nuk kishte probleme në jetën e saj. Grupi pritet të ndahet pas albumit “In The End” me arsyetimin se nuk mund të vazhdojnë pa pjesën kryesore të tij, këngëtaren O’Riordan.
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri












