Muzikë
Belgjikë: Qendra kulturore “Vatra” promovon kulturën shqiptare
Diaspora shqiptare nga Belgjika, promovon vlerat kulturore dhe shoqërore
Është bërë e ditur se Qendra kulturore “Vatra” në Belgjikë ka promovuar kulturën shqiptare si për komunitetin shqiptar, ashtu edhe për atë vendas, duke u bërë pjesë në organizime të ndryshme kulturore: koncerte, shfaqje, mbledhje, konferenca.
Shkolla e saj “Vatra” organizon mësimin plotësues në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë nga 6 deri 17 vjeç dhe grupi i valleve “Vatra” edukon brezat e rinj me vallet tradicionale të të gjitha trevave, shkruan albinfo.ch.
Kujtojmë se Qendra kulturore Vatra është pjesë e shoqatës Albabel e themeluar në Belgjikë që në 2007-tën nga Ahmet Gjanaj.
Qendra kulturore Vatra ka si qëllim që të promovojë kulturën shqiptare si për pjesëtarët e komunitetit shqiptar ashtu dhe për belgët dhe komunitetet e tjera në Belgjikë.
Për të arritur këtë qëllim, Vatra organizon aktivitete të ndryshme si në lokalet e veta ashtu, në lokalet e komunës Molenbeek dhe në vende publike.
Vatra bashkpunon me një sërë shoqatash shqiptare dhe belge dhe ka një partneritet me Rrjetin e bizneseve shqiptare në Beneluks që kontribuon gjithashtu në mbarëvajten e këtyre aktiviteteve. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












