CH-Ballkani
Bekim Zogaj u ligjëron gjyqtarëve kosovarë të futbollit
Bekim Zogaj është prej një viti e gjysmë gjyqtar në nivelin më të lartë, në superligën zvicerane të futbollit
Të dielën, më 15 nëntor është mbajtur në Prishtinë seminari për kontrollorë dhe gjyqtarë të futbollit të Kosovës, ku ligjëroi gjyqtari dhe instruktori me licencë UEFA nga Zvicra z. Bekim Zogaj. Në fillim të seminarit pjesëmarrësit nderuan me një minutë heshtje viktimat e tragjedisë në Francë, njofton portali i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Temat e këtij seminari ishin: Bashkëpunimi i gjyqtarit kryesor me asistentët; Ndëshkimet e kundërvatjeve në zonën e rrezikimit dhe Bashkëbisedim interaktiv.
Në temën e parë z. Zogaj foli se sa është i rëndësishëm bashkëpunimi ndërmjet gjyqtarit kryesor me asistentët e tij që ndikojnë shumë në mbarëvajtjen e ndeshjes dhe mbajtjes së saj nën kontrollë. Ndërkaq, për temën e dytë me shembuj nga pozita të ndryshme u shqyrtuan se si duhet të qaset rasteve të paraqitura dhe me çfarë masash ndëshkimore duhet të marrin gjyqtarët duke hequr çdo dilemë. Dhe në temën e lirë gjyqtarët në mënyrë interaktive analizuan situata të ndryshme që mund të nagjajnë gjatë ndeshjes si dhe se si duhet në mënyrën më të mirë të mënaxhohen në kuadër të Rregullave të lojës.
Me interesimin e gjyqtarëve dhe me temat që u prekën në këtë seminar, u shprehën të kënaqur edhe kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve Përparim Hasani dhe sekretari Adem Çollakaj, të cilët në përputhje me kërkesat dhe nevojat do të organizohen edhe më shpesh seminare të tilla, në mënyrë që gjyqtarët dhe kontrollorët të jenë të gatshëm pas pranimit të FFK-së në UEFA dhe FIFA.
Bekim Zogaj është prej një viti e gjysmë gjyqtar në nivelin më të lartë, në superligën zvicerane të futbollit. Siç shprehet për albinfo.ch. ai, mesatarisht tri katër herë në vit mban ligjërata në Kosovë nga fusha e tij. Të gjitha këto i bën pa asnjë kompensim por vetëm i prirë nga vullneti për të kontribuar. Ai shprehet i kënaqur me interesimin që po tregojnë në veçanti gjyqtarët e brezit të ri dhe ndjehet mirë tek sheh avancimin e tyre.
Zogaj ka ndarë drejtësinë së fundi edhe në disa turne ndërkombëtarë të futbollit për kategoritë U-17 dhe U-19 ndërsa verën që shkoi, edhe në europaligë në Tiranë.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













