Kosova
Bekim Jashari sërish do të kandidojë për kryetar të Skenderajt
Në një intervistë nga mediat kosovare, kryetari aktual i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se do të garojë sërish edhe për një mandat për kryetar të kësaj komune, transmeton albinfo.ch.
Gjatë intervistës ai deklaroi se është në dorën e qytetarëve që të vendosin nëse ai do të ketë edhe një mandat, transmeton Telegrafi.
“Tashmë e kam konfirmuar se do të jem kandidat edhe për një mandat për kryetar të Skenderajt, se a do të kem edhe një mandat, është në dorën e qytetarëve”, u shpreh ai në Kanal 10.
Kujtojmë se Bekim Jashari është djali i heroit të vendit, Hamëz Jashari. Ai kishte vendosur të kandidojë për kryetar të Skenderaj gjatë vitit 2017, pasi që një gjë të tillë ia kishin kërkuar bashkëvendësit e tij përmes një peticioni që ata kishin organizuar.
Zgjedhjet lokale pritet të mbahen në vjeshtë të këtij viti.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë "Trupat e pajetë të shtetasve tanë, Asllan Musliu, Istref Zekaj dhe Pajtim Bajrami, janë nisur sot... -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët












