Lajme
Rapperswil e Zvicrës forcon bashkëpunimin me Skenderajin e Kosovës
Kryetari i komunës së Skënderajit ka pritur në Kosovë kryetarin e Komunës Rapperswil-Jona të Zvicrës, i shoqëruar edhe nga Hans-Jorg Goldener – menaxher i Kuvendit Komunal, Naim Zeqiri – këshilltar i kryetarit Stokling, Visar Rrecaj – konsull në Konsullatën në Cyrih dhe Akenbut Iballi – kryetar i OJQ “ProKosova” në Zvicër.
Jashari ka njoftuar për vizitat e realizuara dhe qëllimin e këtij takimi në Skenderaj, përcjell albinfo.ch. “Një mirë së ardhje miqësore dhe të ngrohtë për mikun tim, Martin Stokling – kryetar i Komunës Rapperswil-Jona të Zvicrës.
“|Gjatë vizitës në qytetin tonë, që nisi me homazhe te varri i Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari në Prekaz, për të dëgjuar nga afër historinë e luftës së Jasharëve. Kemi vizituar më pas fabrikat në komunën tonë, si: Qumështoren “Drena”, “Vëllezërit Geci”, “Grunorin”, Shkollën Profesionale, Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit dhe “Muli Shoes”, për t’u njohur për së afërmi me kapacitetin e këtyre fabrikave, numrin e punëtorëve, linjat e prodhimit, shitjen, kushtet dhe gjithçka tjetër që lidhet me punën e tyre ”, ka shkruar Jashari.
Ky ka qenë takimi i dytë, pas vizitës së tij vitin e kaluar në Komunën Rapperswill-Jona, dhe e gjithë kjo po bëhet me qëllim të realizimit të mundësisë së bashkëpunimit nëpërmjet projekteve konkrete për qytetarët e komunës së Skenderajt.”, sipas kryetarit të kësaj komune, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra
















