Integrimi
“Bëhuni zviceranë”, që të jeni pjesë e procesit politik
Të huajt e integruar, duke mos marrë pasaportën zvicerane lejojnë të diskriminohen. Një grup aktivistësh në Bazel ka nisur një fushatë për të ndryshuar gjendjen
Në Zvicër ka shumë të huaj që jetojnë një kohë të gjatë këtu dhe janë shumë mirë të integruar. Por ata vazhdojnë të mos e kenë shtetësinë zvicerane dhe në këtë mënyrë nuk kanë mundësi të marrin pjesë në proceset politike, edhe kur ato kanë të bëjnë pikërisht me ta.
Duke u nisur nga kjo gjendje dhe të nxitur nga rezultati i iniciativës “kundër migracionit masiv” të 9 shkurtit, një grup intelektualësh nga Bazeli kanë nisur një fushatë interesante. Ata kane për qëllim sensibilizimin e të huajve të integruar që të marrin pasaportën zvicerane, gjegjësisht të natyralizohen, në mënyrë që të jenë pjesë përbërëse e proceseve politike në vend.
Daniel Ordas, avokat dhe anëtar i SP/PS nga Prattelni e arsyeton kështu fushatën: “në kurriz të të huajve bëhet propagandë, nga e cila ata nuk kanë mundësi të mbrohen. Për këtë arsye ai me disa të tjerë kanë nisur në internet fushatën për të animuar të huajt të marrinshtetesinë e vendit ku jetojnë dhe janë të integruar. Motoja e fushatës është: “Mos u bëni të huaj me zor” (në mënyrë artificiale).
“Shumë të huaj të gjeneratës sime janë plotësisht të integruar dhe pe¨r ta mungesa e pasaportës zvicerane ka qenë më shumë një anekdotë”, thotë Ordas 39 vjeçar. Por, me pranimin e iniciativës kundër migrimit masiv, pozicioni i tyre ka ndryshuar. Tash, në mënyrë të papritur goditen edhe qytetarët e BE-së, të cilët, bazuar në marrëveshjet bilaterale deri tash ndjeheshin “të sigurt”.
Ai mendon se fakti që në Bazel më shumë se një e treta e popullatës (kaq është përqindja e të huajve) nuk mund të marrë pjesë në procesin politik, është një “deficit i qartë në demokraci”: Prandaj ky grupacion i madh duhet të inkuadrohet shumë më fuqishëm në debat”.
Ordas në gazetën Basellandschaftliche Zeitung ka arsyetuar këtë fushatë me faktin se nga viti 2008 ka rënie të numrit të të huajve që natyralizohen. Në vitin 2008 kanë qenë 44 mijë të huaj që kanë marrë pasaportën zvicerane ndërsa në vitin 2012 vetëm 33500. Dhe kjo, sipas tij “është katastrofë”. Edhe më keq qëndron puna te të huajt që linden këtu. Tendenca shkon drejt asaj që së shpejti pothuaj çdo i dyti i porsalindur ë mos ketë pasaportë zvicerane por të konsiderohet si i huaj, pavarësisht se cilës gjeneratë të të huajve i takon”.
Për këtë fushatë kanë shkruar edhe gazetat “Schweiz am Sonntag”, “Blick am Abend” etj.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









