Sport
Behrami tregon kuptimin e tatuazheve të luftës (foto)
Ura e Mitrovicës, shqiponja, një shtëpi e shkatërruar, telat me gjemba, fishekë, dhe një djalë me top. Behrami tregon për kuptimin e tyre
Valon Behrami është një nga futbollistët më me përvojë te Zvicra. Por, ai asnjëherë nuk e harron vendlindjen e tij, Kosovën. Madje, me tatuazhe ai mban një copë kujtimi nga e kaluara e tij.
Behrami ka disa tatuazhe në trupin e tij, por të fundit sigurisht se kanë shumë domethënie. E gjithë merita është e artistit napolitan, Gianluca Ferraro, shkruan ‘Blick’.
Në tatuazhe shihet një djalë i vogël me një top në rrugë. Shtëpitë e bombarduara, bombarduesit në qiell, tela me gjemba dhe fishekë. Ai gjithashtu ka tatuazh urën e Mitrovicës, si dhe një pëllumb të paqes, përcjell albinfo.ch.
Normalisht nuk ka si të mungonte edhe shqiponja dykrenore.
Behrami kujton fëmijërinë e tij të rëndë dhe fluturimin në Zvicër. Skenat e luftës janë nga viti 1989, kur konflikti midis serbëve dhe shqiptarëve fillon të përshkallëzohet. Ura mbi lumin Ibër, e cila lidhte pjesët serbe dhe shqiptare, tani është rindërtuar falë ndihmës së BE-së. “Nuk mund ta kujtoj luftën. Isha vetëm katër vjet. Por, babai më ka treguar për këtë. Ai është rrahur. Ai vendosi se nuk do të kishte të ardhme për të dhe familjen e tij në Mitrovicë”, thotë Behrami.
Shtëpia e bombarduar në tatuazh është e ish-gjyshërve të tij, të cilët jetonin në pjesën serbe të qytetit. Ajo u shkatërrua nga serbët. Behrami së bashku me familjen shkoi në fillim të viteve 1990 në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
Behrami që 12 vjet mbron ngjyrat e Zvicrës në futboll. Zvicra do të luajë ndaj Andorrës të enjten dhe më pas ndaj Letonisë. Futbollisti shqiptar shpreson se do të luajë njërën nga këto ndeshje.
Fotot nga rrjetet sociale:
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje















