Sport
Behrami flet për krizën e Udineses
Valon Behrami në një intervistë për televizionin zyrtar të klubit ka thënë se lojtarët nuk duhet të bien në depresion dhe kjo krizë do të tejkalohet
Mesfushori shqiptar, Valon Behrami ka folur për krizën që e ka kapluar skuadrën e tij italiane, Udinese.
Ai në një intervistë për televizionin zyrtar të klubit ka thënë se lojtarët nuk duhet të bien në depresion dhe kjo krizë do të tejkalohet, përcjell albinfo.ch.
“Ne lojtarët me përvojë nuk duhet të braktisim grupin pasi kështu kalojmë në depresion. Duhet të mendojmë dhe punojmë në mënyrë pozitive”, deklaroi mesfushori 32-vjeçar, i cili ka luajtur në disa skuadra evropiane.
“Situata po bëhet gjithnjë e më e komplikuar, duhet të reagojmë dhe të mendojmë për gjërat pozitive”, ka thënë Behrami. Udinese ka vetëm një fitore këtë sezon, derisa ndodhet në vendin e 17-të në kampionatin italian.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











