Kosova
Bëhet thirrje për më shumë mbështetje të grave në pozita drejtuese sportive
Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, në hapjen zyrtare të Javës Evropiane Sportive, e cila po mbahet për herë të parë në Kosovë, ka kërkuar që në pozitat drejtuese të ketë më shumë gra.
“Jorastësisht Java Evropiane e Sportit po fillon me këtë konferencë që trajton çështjen e barazisë gjinore dhe diveristetit, duke ritheksuar kështu prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në veçanti të Ministrisë së Kulturës, Rinisë së Sportit për fuqizimin e pozitës së grave dhe vajzave në sport”, ka thënë ministri në fjalën e tij.
Ministri Gashi foli edhe rreth kontributit që sporti përcjell në fuqizimin social, ekonomik dhe politik të grave dhe vajzave.
Ndërsa kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka thënë se është mirë që Kosova është bërë pjesë e hartës botërore për barazi gjinore në sport. Gjatë tërë javës do të ketë aktivitete të shumta.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












