Bëhet interesante gara për Dhomën e Kantoneve
Më 6 mars SVP e ka vështirë të bëjë vend në dhomën e kantoneve me kandidatin e saj Amstutz kundër kandidates së SP Ursula Wyss
Më 6 mars mbahen votimet për vendin e mbetur të zbrazët në dhomën e kantoneve të Parlamentit të Zvicrës, pas zgjedhjes së Simonetta Sommaruga-s në postin e ministres. Për këtë vend, që i takon kantonit të Bernës, bëjnë gara Adrian Amstutz nga SVP dhe Ursula Wyss nga SP.
Në zgjedhjen që u bë javën e kaluar, në mesin e më shumë kandidatëve të partive të ndryshme, Amstutz fitoi më shumë vota se sa Wyss. Mirëpo duket se më 6 mars, në garën “kokë më kokë” me kandidaten nga SP ai do ta ketë të vështirë të sigurojë vendin në dhomën e përmendur.
Partitë tjera të djathta ia kanë mohuar atij mbështetjen në garë me socialdemokraten Wyss.
Kështu BDP, parti që është krijuar nga ndarja e SVP-së pak vite më parë, nuk u ka rekomanduar zgjedhësve të saj ta votojnë kandidatin e SVP-së.
Po ashtu edhe partitë tjera të djathta dhe të qendrës nga kantoni i Bernës FDP dhe EVP kanë kundërshtuar që tu rekomandojnë përkrahësve të tyre votimin e kandidatit Adrian Amstutz.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











