Integrimi
Bëhen bashkë kundër radikalizmit në Winterthur
Të premten për herë të parë politikani shqiptar, Blerim Bunjaku, i bën bashkë udhëqësit e Winterthurit me imamët e xhamive në Winterthur.
Blerim Bunjaku thotë të ketë për synim gjetjen e një rrjeti të përbashkët për ta luftuar radikalizmin në Winterthur.
“Xhamitë në Winterthur janë kundër radikalizmit”, thotë për albinfo.ch Blerim Bunjaku.
„Ata njerëz, të cilët promovojnë në Winterthur Xhihadin, u takojnë sekteve me të cilat shumica e besimtarëve nuk kanë të bëjnë asgjë”, thekson ai.
Kjo është arsyeja pse ai synon për të organizuar një rrjet të xhamive në Winterthur.
“Xhamitë problemin në Winterthur-in duhet ta trajtojnë së bashku me autoritetet”, thotë Bunjaku.
Qëllimi është për të gjetur një strategji të përbashkët në rastet kur është i theksuar radikalizimi te besimtarët.
„E mira e gjithë kësaj është nëse përfshihen edhe autoritetet”, thotë Bunjaku.
Të huajtë kanë vështirësi për të raportuar tendencat e radikalizmit te fëmijët. Pikërisht për këtë do të ndihmojë rrjeti i xhamive në Winterthur”, shpreson Bunjaku.
„Prindërit që dyshojnë në radikalizimin e fëmijëve të tyre është më lehtë të kontaktojnë me xhamitë, sesa me autoritetet“, thotë Bunjaku.
Se si do të organizohet ky rrjet, ende mbetet gjithçka e hapur.
Bunjaku thotë të jetë në fillim dhe se do të ketë bashkëbisedime edhe me organizata të tjera.
Ngjarja do të organizohet këtë të premte, nga ora 13 deri 14.
Adresa:
Shoqata Shqiptare Islamike
Zürcherstrasse 300
8406 Winterthur
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










