Kosova
Bechtel-ENKA ia ka borxh Kosovës 2.4 milionë euro
Janë 28 mijë e 570 tatimpagues që Administratës Tatimore të Kosovës i kanë gjithsej 355 milionë euro borxh
Në fillim të listës për kah lartësia e borxheve janë kryesisht ndërmarrje publike, por jo fort larg tyre janë edhe emrat e dy kompanive që në Kosovë kanë funksionuar si konsorcium “Bechtel dhe Enka”, raporton KTV, përcjell albinfo.ch.
Si “Bechtel”-i, edhe “Enka”, bazuar në këtë listë, kanë borxh shumë të njëjtë: nga 1 milion e 201 mijë e 984 euro, e në total 2 milionë e 403 mijë e 986 euro.
Televizioni ka tentuar të komunikojë me përfaqësues të të dy kompanive, bazuar në të dhënat, me të cilat janë regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, por nuk ka marrë përgjigje.
Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka thënë se ende janë në procedurë të verifikimit të borxheve.
“…ka qenë një mossaktësim ose mossqarim nga ana e kompanisë për atë problematikë, që për hir të konfidencialitetit të informatave, nuk mund t’i shpalosim, por është identifikuar se ka nevojë për ta trajtuar atë problematikë tutje dhe është ndalur lënda. Domethënë, është duke u trajtuar…”, ka thënë Murtezaj.
Për më shumë se 9 vjet, sipas Murtezajt, kompanitë në fjalë, brenda afateve juridike i kanë përmbushur të gjitha obligimet, por pavarësisht kësaj, në momentin që identifikohet si borxh dhe pas afatit të të ankesave, Murtezaj ka thënë se institucioni që drejton, i nis procedurat për mbledhje të borxhit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










