Muzikë
Bebe Rexha, me vallëzim tradicional, në emisionin amerikan
Ajo shpjegon se si bëhen dasmat shqiptare, me vallëzime tradicionale.
Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Glamour” në SHBA, transmeton albinfo.ch.
Ajo ka ndjekur ‘cover’-at e realizuar nga fansat e saj, ku është mahnitur me versionin në të cilin ata kanë interpretuar këngët e saj.
Teksa komplimentonte dhe theksonte vlerat e secilit prej tyre, Bebe Rexhës i bëri përshtypje një fans nga Jordania, i quajtur Abdullah Ghannam.
Ndër versionet e ndryshme të këngëve të saj, Bebes i bëri përshtypje një fans nga Jordania, i cili kishte realizuar këngën e saj të famshme ‘Say my name’ me tarabuka, me të cilën Bebe filloi menjëherë të kërcejë.
“Opaa, op, o pop”, dëgjohet Bebe Rexha duke thënë përgjatë videos, teksa hap krahët dhe vallëzon në stilin tradicional.
“Është sikur stil shqiptar, unë jam shqiptare dhe në bëjmë dasma të tipi ‘Opa, op op’. Ne Ne kemi daulle të mëdha që i quajmë ‘lodra’ dhe luajmë në daulle të mëdha, kështu që e pëlqeva këtë, ishte vërtetë interesante. Ishte vërtet ndryshe dhe unë e pëlqeva këtë”, thotë artistja me rrënjë shqiptare përgjatë videos.
Pjesën ku Bebe flet për vallëzimin tradicional, mund ta ndiqni nga minuta e 05:00. /Kultplus
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












