Lifestyle
Bebe Rexha fiton çmim në mbrëmjen e madhe, “Billboard Music Awards”
Është mbajtur në mbrëmjen e 1 majit nata e ndarjes së çmimeve të muzikës, “Billboard Music Awards”.
Ky festival shpërbleu me më së shumti çmime rap-artistët Cardi B dhe Drake, të cilët njëherësh ishin edhe më të nominuarit.
Në “Billboard Music Awards” këtë vit pati edhe një fituese shqiptare, e ajo ishte Bebe Rexha, kënga e së cilës u nderua me çmimin “Top këngët më të mira të zhanrit country”.
Bëhet fjalë për këngën “Meant to be”, të cilën ajo e këndon në bashkëpunim me Florida Georgia Line – këngë e cila qëndroi gjatë në top listat amerikane, madje vitin e kaluar ajo u shpall nga Billboard si kënga e tretë më e kërkuar e vitit.
Ishte pikërisht kjo këngë, e cila i ka dhënë nominimet këngëtares edhe në ngjarjet e tjera të rëndësishme, si “Grammy”, “MTV Video Music Awards”, “MTV EMA”, “iHeart Radio Music Awards”, etj.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare nuk mundi të jetë prezente për të tërhequr çmimin e saj, megjithatë përmes postimeve në rrjetet sociale, ajo tregoi se u ndje shumë e lumtur dhe e nderuar për këtë çmim, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.
Në kategorinë “Top këngët më të mira të zhanrit country”, “Meant to be” e artistes shqiptare Bebe Rexha, la pas këngët si: “Heaven” nga Kane Brown, “She Got the Best of Me” nga Luke Combs dhe këngët “Speechless” dhe “Tequila” nga Dan + Shay.
E-Diaspora
-
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë Rinesa Salijaj garon në listën e SPÖ-së dhe mban numrin 24 në listë.... -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026













