Muzikë
Bebe dhe Dua favorite për çmimet “MTV EMA”
Bebe Rexha dhe Dua Lipa janë dy prej artisteve shqiptare që mund të rrëmbejnë ndonjë çmim në edicionin e sivjetmë të “MTV EMA”. Gjersa e para është nominuar në kategorinë e këngës më të mirë, e dyta ka gjasa të fitoj në katër kategori të ndryshme. Por, pos dyshes së lartpërmendur në këtë ngjarje madhore të muzikës do të jetë prezent edhe një këngëtar tjetër shqiptar. Bëhet fjalë për Ermal Metën, i cili ka zbuluar përmes rrjeteve sociale se do të jetë ambasador special i këtij festivali muzikor.
Fitues i edicionit të vitit të kaluar në kategorinë “Best Italian Act”, Ermal Meta do të udhëtojë në Bilbao, për të zbuluar të gjitha sekretet e “MTV EMA”, së bashku me Yuri Gordon. Theksojmë se “MTV EMA 2018” do të zhvillohet në “Bilbao Exhibition Centre”, mbrëmjen e së dielës, më 4 nëntor. Ndryshe, Meta është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














