Kosova
BE tregon agjendën e takimit të 18 marsit Kurti-Vuçiq në Ohër
Bashkimi Evropian ka bërë të ditur agjendën e takimit të 18 marsit në Ohër në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, të ndërmjetësuar nga BE-ja.
Sipas zëdhënësit të Zyrës së Bashkimit Evropian për Kosovë, Nikola Gaon, Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell, do të mbajë takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë në Ohër, Maqedonia e Veriut.
“Përfaqësuesi i Lartë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, do të zhvillojnë takime të veçanta me liderët, pasuar nga një takim i përbashkët trepalësh. Takimi do të fokusohet në finalizimin e Aneksit për zbatimin e Marrëveshjes së BE-së për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Gaon, transmeton Telegrafi.
Sipas njoftimit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.
Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit të 27 shkurtit në Bruksel, u shprehën të gatshëm të punojnë për planin e zbatimit për propozimin evropian.
Propozimi evropian synon t’i çojë palët drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Bashkimi Evropian ka shprehur qëndrimin se pret që palët ta nënshkruajnë propozimin evropian, tekstin e të cilit e kanë publikuar më 27 shkurt.
Propozimi përbëhet nga 11 nene. Aty nuk përmendet decidivisht njohja e ndërsjellë. Megjithatë, në nenin dy të propozimit thuhet se palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës.
Propozimi përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.
Për punën lidhur me hartimin e planit të zbatimit, sot në Prishtinë po qëndron i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











