Shqipëria
BE-së i mungon guximi dhe mjetet për të integruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Plani i ri i zgjerimit të BE-së ka pasur një fillim të mbarë. Por ende ka një mungesë guximi dhe burimesh që vendet kandidate nga Ballkani të kenë një përparim të vërtetë në këtë drejtim
Korrespondenti shumëvjeçar për Ballkan i gazetës prestigjioze zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” (NZZ), Andreas Ernst, ka publikuar në humrin e të premtes të kësaj gazete një analizë lidhur me qasjen që BE po mban lidhur me integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Megjithë vlerësimin pozitiv që i bën punës së komisionerit të ri për zgjerim, e gjithë rrjedha rreth procesit duket se jep më tepër arsye për skpeticizëm se sa për optimizëm, shkruan NZZ dhe transmeton albinfo.ch.
Në vazhdim, artikulli i plotë.
Integrimi i shteteve në BE duhet të bëhet proces më dinamik. Por duket se edhe kjo do të ketë pak efekt kundër stagnimit ekonomik dhe emigracionit.
Para së gjithash është për t`u përgëzuar! Brenda vetëm tre muajve, Komisioni i BE-së, i udhëhequr nga komisioneri i ri i zgjerimit Oliver Varhelyi, bëri ripërcaktimin e rregullave për procesin e pranimit të vendeve kandidate. Kjo meriton respekt. Komisioni tregon se është duke i marrë seriozisht kritikat ndaj procedurës së mëparshme.
Ai gjithashtu sqaron se është e rëndësishme të fillohen negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe se bisedimet e vazhdueshme me Serbinë dhe Malin e Zi duhet të vihen në një pozicion të ri, përcjell albinfo.ch. Deri këtu, gjithçka në rregull. Pyetja tjetër është nëse rregullat e reja janë me të vërtetë më të përshtatshme për të çliruar demokracitë e dobëta të Ballkanit Perëndimor nga kontrolli i autokratëve të tyre dhe për të vendosur rrugën për prosperitet dhe sundim të ligjit. Skepticizmi në këtë pikë është i arsyeshëm.
Komisioni ishte detyruar të rishikonte punën pas goditjes së presidentit francez Macron në tetor i cili kishte kritikuar joefikasitetin e negociatave për pranim. Ai kishte vënë veton ndaj bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Për këtë ai qe qortuar me të madhe. Zyrtarët e akuzonin atë se ua kishte lënë rajonin rusëve, kinezëve dhe turqve.
Por, nga ana tjetër, askush nuk mund ta hidhte poshtë akuzën e tij se vitet e bisedimeve me Serbinë dhe Malin e Zi nuk e kishin përmirësuar për asnjë grimë sundimin e ligjit në ato shtete, skruan nzz, transmeton albinfo.ch. Nuk u arrit pra të parandalohej përqendrimi pothuajse total i energjisë në krye të shtetit.
“Grushtshteti” i Macron-it ishte një lehtësim. “Procesi i ri i pranimit duhet të bëhet i besueshëm, dinamik, i parashikueshëm dhe më politik”, thotë Varhelyi.
I besueshëm, sepse përqendrohet vetëm në reformat qendrore, zbatimi i të cilave më pas çon në hapin tjetër të integrimit. Kjo do të thotë që jo vetëm kandidatët por edhe shtetet anëtare kanë detyra për të bërë. Dinamik, sepse përparimi duhet të shpërblehet dhe regresionet duhet të ndëshkohen – në kohën e duhur. Performanca duhet të jetë e vlefshme, ajo hap mundësinë e hyrjes në fondet e BE-së dhe bëhet e parashikueshme.
Më në fund, shtetet anëtare bëhen më të përfshira. Procesi po bëhet më politik dhe më pak teknokratik. Qasja e reformës është padyshim e saktë. Ekziston një shans i mirë që vendet anëtare të cilat, krahas Francës janë veçanërisht skeptike ndaj zgjerimit, si Holanda dhe Danimarka, tani janë përsëri në bord, pëecjell albinfo.ch gazetën zvicerane. Por a mund të ndryshojë prirja e konstatuar në Ballkan, shoqëritë e së cilës, nga pafuqia, pothuajse miratojnë shkatërrimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit?
Në qendër të problemit janë ngecja socio-ekonomike, klasa e mesme e vdekur dhe emigrimi i të rinjve dhe të arsimuarve. Një proces thjesht i reformës politiko-juridike nuk e kompenson gjithë këtë boshllëk. Ajo që u mungon vendeve është një shoqëri civile që mbështet reformat dhe i mbush institucionet me jetë.
Çfarë duhet bërë?
Është i domosdoshëm integrimi i shpejtë në Fondet Strukturore Evropiane, një investim arsimor thelbësor dhe në furnizimin me energji, në infrastrukturën e transportit dhe rrjetet digjitale, për të ngadalësuar rrjedhjen e kapitalit dhe njerëzve. Por kjo është utopike. BE-ja e trazuar dhe vendet anëtare të saj nuk janë të harmonizuara për një përpjekje të tillë të përbashkët. Ekziston gjithashtu një mungesë e vullnetit politik, parave dhe e besimit në qeveritë e vendeve kandidate. Loja mashtruese e Evropës në Ballkan duket se do të vazhdojë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit Kosova përfaqëson letërsinë shqipe në Panairin Ndërkombëtar të Frankfurtit...
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator”
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
-
SHBA
Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana
Jeta në Austri
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese Vjena gjobiti supermarketet për etiketa çmimesh të rreme dhe mungesë zbritjesh pas 1,200 inspektimeve; rrjetet e...
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj