Lajme
BE reagon mbi njoftimin e Iranit për programin bërthamor
Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, shprehu sot keqardhje të thellë për njoftimin e fundit nga Irani mbi heqjen e të gjitha limiteve për pasurimin e uraniumit.
“Zbatimi i plotë i marrëveshjes për programin bërthamor nga të gjithë, tani është më i rëndësishëm se kurrë, për stabilitetin rajonal dhe sigurinë botërore”, shkruan Borrell në Twitter.
Ai theksoi gjithashtu se do të punojë me të gjithë pjesëmarrësit për rrugën që do të ndjekin.
Përfaqësuesi i lartë evropian nënënvizoi se Bashkimi Evropian do të mbështetet në punën e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (AIEA) për vlerësimin e pasojave.
“Ne duhet t’i besojmë asaj dhe të shohim atë që thotë Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike për sa u përket fakteve në terren”, theksoi Peter Stano, zëdhënësi i tij, në një konferencë shtypi.
Dje, Josep Borrell i bëri një ftesë ministrit iranian të Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif, për të ardhur në Bruksel, duke i kërkuar edhe një herë shtensionimin e situatës në Lindjen e Mesme.
Ambasadorët e vendeve të NATO-s do të mblidhen sot për të diskutuar për krizën mes SHBA-së dhe Iranit, shkruan indeksonline, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













