Lajme
BE propozon kufizimin e çmimit të gazit

Komisioni Evropian propozoi të martën një paketë masash të reja për uljen e çmimit të gazit dhe sigurimin e furnizimit me gaz këtë dimër, por ndër masat e propozuara nuk ka kufizime për çmimet e gazit me shumicë.
Propozimi përfshin prokurimin e përbashkët të gazit, një mekanizëm të përkohshëm për të kufizuar çmimet e larta, derisa të zhvillohet një indeks i ri i tregtimit të gazit, i cili do të përfshijë gjithashtu gazin e lëngshëm, masa të reja për përdorimin transparent të infrastrukturës, solidaritet midis vendeve anëtare dhe një reduktim të kërkesës për gaz.
Shumica e kontratave të gazit në Evropë janë të indeksuara në bursën kryesore evropiane të gazit në Holandë, TTF. Ky indeks i referohet gazit të dhënë nga gazsjellësi dhe nuk pasqyron çmimet e transaksioneve të gazit të lëngshëm, shkruan KosovaPress.
Komisioni dëshiron të krijojë një indeks shtesë për gazin e lëngshëm. Aktualisht, çmimi i importit të gazit të lëngshëm bazohet në TTF, i cili nuk është më një pasqyrim adekuat i realitetit të tregut pasi ndikohet nga pengesat e infrastrukturës në Evropën Veri-Perëndimore dhe është subjekt i manipulimit rus të furnizimeve me gaz natyror.
Sipas rregullores së propozuar, Agjencia për Bashkëpunimin e Rregullatorëve të Energjisë (ACER) ka për detyrë të krijojë një mjet objektiv të vlerësimit të çmimeve, jo më vonë se dy javë pas hyrjes në fuqi të rregullores dhe deri më 31 mars 2023, vlerën e referencës së importeve të LNG-së në BE.
Kjo do të arrihej duke mbledhur informacion në kohë reale për të gjitha transaksionet ditore të gazit të lëngshëm dhe duke rritur transparencën në treg.
Komisioni tani dëshiron të krijojë një indeks të ri që do të pasqyrojë më mirë çmimet e gazit të lëngshëm, ndërsa ndërkohë po propozon një mekanizëm të përkohshëm për të kufizuar çmimet e gazit këtë dimër./Euronews
E-Diaspora
-
Promovim libri në Konsullatën e Kosovës në Cyrih Promovohet libri “Kundrime Letrare” i autorit Mërgim Bekteshi, botim i Shtëpisë Botuese “Littera”...
-
Shqiptari, në listën e të kërkuarve nga Europoli, për vrasjen e bashkatdhetarit
-
Volketswil: Të dielën zhvillohet turneu i shkollave shqipe në futboll
-
Mërgimtari arrestohet në SHBA pasi hipi në aeroplan me armë
-
Numërohen rreth 62% e zarfeve të diasporës, kryeson PS me 65 mijë vota
Jeta në Austri
-
Qiraja e re, rregulla të reja: Si funksionojnë zgjatjet e kontratave të qirasë në Austri? Rinovimi i kontratës së qirasë në Austri nuk është gjithmonë i thjeshtë nga afatet ligjore deri...
-
Çmimi i arit mund të arrijë në afro 300 euro për gram, deri në vitin 2030
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025?
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri