Lajme
BE: Prioritet duhet të jetë shëndeti i qytetarëve
Së fundmi, përfaqësuesja e Posaçme e Bashkimit Evropian në Kosovë Nataliya Apostolova Udhëheqësit e Misioneve të BE-së, Ambasadorët e Norvegjisë, Jan Braathy, Zvicrës Jean-Hubert Leber dhe Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, Udhëheqësi për Kosovën i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Neil Taylor dhe Menaxheri i Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli, nëpërmjet një deklarate të përbashkët bëjnë të ditur se janë përkrah popullit të Kosovës në këto kohë sfiduese.
“Jemi të vendosur të vazhdojmë ta mbështesim Kosovën që ta tejkalojë këtë krizë. E vlerësojnë menaxhimin efektiv deri më tani të krizës së Covid-19 nga qeveria në detyrë dhe populli i Kosovës. Tani ka rëndësi madhore që rregullat e vendosura nga qeveria për të parandaluar përhapjen e virusit të respektohen nga të gjithë. Për më tepër, besojmë se në këto kohë të pasigurisë së madhe, të gjithë aktorët duhet t’i lënë mënjanë dallimet dhe të punojnë së bashku për të mirën e njerëzve”, njofton Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, shkruajnë mediat kosovare.
Tutje në deklaratën e përbashkët bëhet thirrje që prioritet të jetë shëndeti i qytetarëve.
“I mirëpresim të gjitha mundësitë për t’i diskutuar bashkërisht, në instancat e duhura institucionale, masat e nevojshme për kalimin e sfidës së Covid-19, përfshirë ratifikimin e marrëveshjeve financiare të negociuara me BE-në, shtetet e saj anëtare, Institucionet Financiare Ndërkombëtare, si edhe masat kombëtare për të adresuar krizën shëndetësore dhe ekonomike”.
“Ne gjithashtu u bëjmë thirrje të gjitha palëve që prioritet të kenë shëndetin e qytetarëve dhe të mirëpresin të gjitha mundësitë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe rajonal që kanë për qëllim shpëtimin e jetëve dhe mbrojtjen e popullatës nga pandemia. Rrjedha e lirë rajonale e furnizimeve dhe personelit mjekësor është thelbësore për suksesin e kësaj përpjekje”.
https://www.facebook.com/EuropeanUnionInKosovo/posts/3234896143196286
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












