Kosova
BE-ja pret zgjedhje të besueshme dhe transparente në Kosovë
Edhe disa ditë kanë mbetur nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend, për të cilat zgjedhje nga Bashkimi Evropian (BE) thonë se presin zgjedhje të besueshme, gjithpërfshirëse dhe tranparente.
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, në një intervistë për Këshillin e Investitorëve ka thënë se menjëherë pas zgjedhjeve, duhet të formohet qeveria në mënyrë që t’i barten përgjegjësitë shtetërore.
“Duke qenë se data e zgjedhjeve është duke u afruar, ne presim zgjedhje të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente dhe në përputhje me standardet më të mira. Është thelbësore që periudha e pas zgjedhjeve të sjellë shpejt institucionet e reja, posaçërisht formimin e Qeverisë në mënyrë që t’i barten përgjegjësitë menjëherë”, ka thënë ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.
Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen të dielën, më 14 shkurt. /Telegrafi
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










