Lajme
BE: Pezullohen programet e vaksinimit
Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, paralajmëroi në Twitter që Gjermania do të kalojë javë të vështira me mungesa të vaksinave kundër Covid-it, ndërkohë qeveria po bën përpjekje që të sigurojë dozat e nevojshme për muajt në vijim. Qeveria gjermane po merr në konsideratë organizimin e një samiti ndërmjet ministrave federalë, liderëve rajonalë dhe kompanive farmaceutike, në mënyrë që të përshpejtojë përpjekjet e tyre, shkruan Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Çështjen e prokurimit të vaksinave e përditshmja gjermane BILD e konsideron si një ‘skandal’. Ndërkohë, Komiteti gjerman i Vaksinimit deklaroi gjatë ditës së sotme që vaksina AstraZeneca do t’i injektohet vetëm individëve nën 65 vjeç. Kjo sepse nuk ka të dhëna të mjaftueshme për efektivitetin e saj në individët mbi këtë moshë.
Autoritetet në Spanjë kanë pezulluar injektimin e të gjitha dozave të para të vaksinave për së paku 2 javë, për shkak të mungesave të tyre.
Para disa ditësh, kompania britanike AstraZeneka u shpreh që po haste probleme me prodhimin e vaksinave në degët e saj evropiane, gjë e cila donte të thonte që nuk mund të shlyente premtimet për Unionin. Por BE thotë që firma duhet të plotësojë detyrimet e saj, duke marrë nga sasitë që ajo ka në Britani.
Ndërkohë BE ka miratuar blerjen e 300 milionë dozave të vaksinave nga Pfizer/BioNTech në dhjetor. Por kompania nuk ishte në gjendje të siguronte 12.5 milionë dozat e vaksinave të premtuara në fund të vitit 2020, për shkak të çështjeve në prodhim.
Disa vende kanë siguruar më shumë doza të vaksinave sesa vendet e tjera. Ndonëse Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë numrin më të madh të dozave të vaksinave në total, Britania, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë aktualisht sasinë më të madhe të vaksinave në përpjesëtim me numrin e popullsisë.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












