Lajme
BE për herë të parë vendos taksë kufitare për karbonin
Shtetet anëtare të BE-së kanë arritur një marrëveshje për taksën e parë kufitare të karbonit në botë, duke finalizuar detajet ditën e dielën përballë pretendimeve nga partnerët kryesorë tregtarë të bllokut se kjo taksë krijon barriera tregtare proteksioniste.
Agjencitë rregullatore të mjedisit dhe ministrat nga i gjithë blloku nënshkruan Mekanizmin e Rregullimit të Kufirit të Karbonit (CBAM), një mjet i cili do t’i detyrojë importuesit e huaj që të mbulojnë koston e emetimeve të tyre të karbonit, pasi marrëveshja u miratua përkohësisht të martën.
Kjo marrëveshje, një pjesë qendrore e strategjisë së BE-së për të reduktuar emetimet e saj të karbonit në zero neto deri në vitin 2050, pritet të miratohet zyrtarisht nga liderët në Këshillin Europian dhe të bëhet pjesë e ligjit të BE-së nga Parlamenti Europian, përpara se të hyjë në fuqi në vitin 2026.
Peter Liese, negociatori kryesor për parlamentin europian, tha për Reuters të dielën se CBAM ishte “ligji më i rëndësishëm i klimës i bërë ndonjëherë në Europë, dhe disa thonë në të gjithë botën”. Liese tha se një sasi e madhe e emetimeve të CO₂ do të reduktohen “deri në çmimin më të ulët të mundshëm”.
Megjithatë, marrëveshja ka ngjallur polemika me partnerët kryesorë tregtarë të BE-së, të cilët thonë se ajo do t’i ekspozojë industritë e tyre ndaj konkurrencës së pandershme.
SHBA dhe Afrika e Jugut, në veçanti, kanë thënë se CBAM do të penalizojë në mënyrë të padrejtë prodhuesit e tyre, të cilët tani mund të përballen me një valë importesh me çmime të lira nga kompanitë që nuk janë të gatshme të paguajnë tarifën e BE-së dhe, si rrjedhojë, vendosin t’i eksportojnë mallrat e tyre diku tjetër.
Ligjvënësit europianë rrezikuan gjithashtu që të ushqejnë këto kritika, pasi ranë dakord të diskutojnë nevojën për subvencione për të mbështetur eksportuesit me qendër në BE dhe, “nëse është e nevojshme”, ata do të paraqesin një propozim për kthime të taksës deri në vitin 2025.
Adina Georgescu, drejtore për energjinë dhe klimën në organin tregtar të industrisë metalike Eurometaux, tha se politikëbërësit duhet të “gjenin një zgjidhje për t’i bërë eksportet tona konkurruese”. Georgescu shtoi: “Kompanitë tona nuk mund të përballojnë humbje të mëtejshme të të ardhurave dhe pasiguri shtesë, duke llogaritur kërcënimin e sotëm të krizës ekzistenciale të energjisë.”
BE pretendon se kthimet e taksave të karbonit do të ishin në përputhje me rregulloret e Organizatës Botërore të Tregtisë. Megjithatë, disa analistë kanë thënë se një mbështetje e tillë do të binte ndesh me rregullat, nëse importuesit e huaj duhet të blejnë certifikata nga BE për të mbuluar emetimet e tyre të karbonit në të njëjtën kohë.
Negociatorët në Bruksel ranë dakord gjithashtu që të krijojnë një Fond Social për Klimën, i cili do të ndihmojë familjet më vulnerabël, bizneset e vogla dhe përdoruesit e transportit që të përballen me efektet e çmimit të karbonit. Fondi do të jetë aktiv midis viteve 2026 dhe 2032 dhe mund të ofrojë deri në 65 miliardë euro ndihmë./Financial Times
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











