BE nuk ka njoftuar Zvicrën për skandalin e dioksinës
BE-ja nuk e ka njoftuar Zvicrën për problemin e dioxinës. Mungon marrëveshja me të cilën Zvicra do të behej pjesë e sistemit të "alarmit"
Skandali që ka shpërthyer këto ditë në Gjermani me materien e dëmshme dioksinë, të gjetur në ushqimet për kafshë (dhe në ato me origjinë shtazore, të destinuara për njerëz), do të ketë konsekuencat e veta edhe në Zvicër.
Sipas përfaqësuesve të Entit federal për bujqësi, në dritën e këtij zhvillimi të ri, Zvicra është detyruar të shpeshtojë marrjen për kontrollim të mostrave të ushqimit për kafshë që vjen nga Gjermania.
Po ashtu nga ky ent është thënë se pasi janë rishikuar statistikat e doganës, është konstatuar se në tre muajt e fundit, në Zvicër janë importuar ushqime të ndryshme kafshësh nga Gjermania dhe Holanda.
Sipas deklaratës së zëvendës shefes së entit në fjalë, Eva Reinhard dhënë radios drs, BE-ja nuk e ka njoftuar Zvicrën për problemin e dioxinës. Zyra Federale për bujqësi, lidhur me skandalin është informuar nga mediet. Kjo ka ardhur si pasojë e mungesës së një marrëveshjeje të Zvicrës me BE-në, me të cilën Zvicra do të behej pjesë e sistemit të “alarmit”, për raste të tilla.
Sidoqoftë, shtimi i kontrollimit të mostrave është bërë vetëm si masë parandaluese sepse nuk ka pasur indikacione që ky ushqim të ketë ardhur nga ndërmarrja konkrete gjermane ku është konstatuar prania e dioksinës në ushqimin e prodhuar për kafshë, ka thënë Reinhard.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










