CH-Ballkani
BE nuk bën pazare me Shqipërinë e Maqedoninë
Ai ka komentuar edhe politikat e BE-së ndaj Shqipërisë e Maqedonisë pas vendimit për hapjen e mundshme të negociatave në vitin 2019
Ministri i Jashtëm gjerman, Michael Roth thotë se Bashkimi Evropian nuk bën pazare me Shqipërinë dhe Maqedoninë për hapjen e negociatave për anëtarësim.
Në një intervistë për “Deutsche Welle”, ai ka theksuar se Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë një hap mjaft të madh përpara në rrugën e tyre drejt BE-së, përcjell albinfo.ch.
Ai ka komentuar edhe politikat e BE-së ndaj Shqipërisë e Maqedonisë pas vendimit për hapjen e mundshme të negociatave në vitin 2019, përcjell albinfo.ch.
“Nuk ka pazare ndërmjet Bashkimit Evropian dhe këtyre dy shteteve. Ne ia njohim Ballkanit Perëndimor që deri tani ka bërë shumë për pranimin e refugjatëve, prandaj nëse këto vende tregohen të gatshme për të na ardhur në ndihmë për politikat e refugjatëve dhe të emigrantëve, nuk do të ketë rabat në politikat e zgjerimit dhe më duket e padrejtë të ushtrohet presion ndaj këtyre dy shteteve, sepse njëra nuk ka lidhje me tjetrën”, ka thënë ai.
Por, çfarë duhet të ketë arritur Shqipëria konkretisht deri në qershor 2019? “Shqipëria është bërë etalon me procesin e Vettingut për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe presim që procesi i rivlerësimit të gjykatësve dhe të prokurorëve më të rëndësishëm të dalë me sukses. Ky është njëri prej sektorëve. Nëse do të luftohet më me forcë edhe krimi i organizuar, atëherë kjo sigurisht që do ta rrisë besueshmërinë, sidomos te ato shtete që ende kanë rezerva”, theksoi ai.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












