Shkurt.ch
BE nis misionin e shpëtimit të refugjatëve në Mesdhe
Grupet që përfaqësojnë interesat e refugjatëve thonë se mijëra jetë rrezikohen, pasi Italia i dha fund ditën e shtunë misionit të saj të kërkimit dhe shpëtimit në Mesdhe.
Agjencia kufitare e Bashkimit Evropian, „Frontex“ ka marë përsipër edhe zyrtarisht misionin e shpëtimit me emrin e ri „Triton“, duke zëvendësuar operacionin italian “Mare Nostrum”.
Siç raporton VoA, misioni në fjalë ka realisht vetëm një të tretën e burimeve dhe mbulon vetëm zonën deri në 50 kilometra larg brigjeve të Evropës.
Grupet në mbështetje të refugjatëve dhe emigrantëve e kanë kritikuar së tepërmi vendimin për t’i dhënë fund misionit të shpëtimit në Mesdhe.
Gunter Burkhardt nga grupi Pro-Asyl në Gjerman thotë se do të ketë më shumë të vdekur në det të hapur.
„Ministrat e jashtëm e kuptojnë domosdoshmërinë e të ofruarit më shumë ndihma, por ministrat e brendshëm të Evropës bëjnë gjithçka munden për të mbyllur kufijtë ndaj refugjatëve, në veçanti atyre nga Siria”, tha Burkhard.
Zyrtarët e BE-së thonë se vendet anëtare kanë qenë të ngadalta në ofrimin e fondeve, personelit dhe pajisjeve.
Britania e mbështeti dhënien fund të misionit të shpëtimit nga Italia, duke u shprehur se pati inkurajuar më shumë emigrantë të provojnë kalimin e rrezikshëm të detit. Për misionin e ri të BE-së Britania ka ofruar vetëm një zyrtar ndërlidhës për emigracionin.
Evropa mendon se më shumë duhet bërë për të goditur trafikantët që organizojnë këto kalime të rrezikshme, të cilët fitojnë 1500 deri në 3500 dollarë për çdo emigrant.
Ndër personat që përpiqen të kalojnë detin ka dhjetëra-mijëra sirianë që po i largohen luftës civile, së bashku me irakianë, afganë, eritreas dhe emigrantë ekonomikë nga mbarë Afrika.
Grupet në mbështetje të refugjatëve thonë se emigrantët që i largohen luftës dhe varfërisë nuk do të zmbrapsen nga vendimi për t’i dhënë fund operacionit „Mare Nostrum“, dhe se varkat do të vazhdojnë të vijnë.
Italia është ankuar prej kohësh se vendet partnere evropiane kanë ofruar ndihmë shumë të vogël për të përballuar prurjet. Më shumë se 2500 emigrantë kanë vdekur në 12 muajt e fundit duke u përpjekur të kalojnë Mesdheun.
Italia e filloi operacionin e saj “Mare Nostrum” një vit më parë, pasi 500 emigrantë humbën jetën në afërsi të ishullit Lampedusa në tetor 2013.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









