Shqipëria
BE-ja ndihmon fermerët shqiptarë me 16 milionë euro
Nënshkruhen kontrata të financimit 16 milonë euro mes BE dhe Shqipërisë
Janë nënshkruar kontrata financimi prej mbi 16 milionë euro kontribute të BE-së me fermerë në gjithë Shqipërinë dhe shumë të tjera janë në rrugë e sipër, shkruan albinfo.ch.
Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, së bashku me Kryeministrin Edi Rama vizituan dy përfitues të Programit IPARD në rrethin e Lushnjës.
Falë një kontributi të BE-së prej 190.000 eurosh, Nedrete Arapi do të ndërtojë një magazinë të re për kompaninë e saj që plotëson standardet e BE-së, me qëllim mbledhjen, zgjedhjen, kalibrimin, paketimin dhe tregtimin e frutave dhe perimeve të freskëta për eksport, shkruan tutje albinfo.ch.
Nga ana tjetër, me një kontribut prej 210.000 eurosh të BE-së, një nga fermat më të mëdha në Lushnjë, “Vjen”, do të modernizojë proceset në sistemin e mjeljes së qumështit për 600 lopë, duke përmbushur standardet ndërkombëtare të BE-së.
“IPARD pati një fillim shumë të suksesshëm në Shqipëri. Që nga fillimi i tij, në dimrin vitit 2018-2019, ka tërhequr interesin e më shumë se 700 fermerëve dhe bizneseve agroushqimore.
Janë nënshkruar kontrata financimi prej mbi 16 milionë euro kontribute të BE-së me fermerë në gjithë Shqipërinë dhe shumë të tjera janë në rrugë e sipër, shkruan albinfo.ch.
Programi #IPARD ka vënë në dispozicion 71 milionë euro për modernizimin e bujqësisë shqiptare. Këto investime do t’i përgatisin fermerët shqiptarë për të konkurruar më mirë, për të krijuar vende pune për njerëzit që jetojnë në zonat rurale dhe do t’u mundësojnë konsumatorëve të shijojnë ushqim më të sigurt dhe me një cilësi më të mirë”, tha Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











