Lajme
BE mund të jetë kundër dozës së katërt të vaksinës kundër COVID-19
Rregullatori i Barnave i Bashkimit Evropian po paralajmëron se dozat e mëtejshme përforcuese të vaksinave COVID-19 mund të dobësojnë sistemin imunitar të trupit, duke ua humbur atyre efektivitetin.
Marco Cavaleri, kreu i strategjisë për vaksinat në Agjencinë Evropiane për Mjekësinë, tha se vaksinat përforcuese mund të bëhen “një herë, ose ndoshta dy herë, por nuk mendojmë se duhet të përsëriten vazhdimisht”. Zoti Cavaleri tha se ato duhet të ofrohen si vaksinimi vjetor kundër gripit.
Zoti Cavaleri është eksperti më i fundit shëndetësor që këshillon që të mos ofrohet një dozë e katërt e vaksinave me dy doza për COVID-19, në përpjekjen për të rritur mbrojtjen kundër varianteve të reja të koronavirusit.
Agjencia Britanike e Sigurisë Shëndetësore tha javën e kaluar se nuk kishte “nevojë urgjente” që njerëzit të bënin një dozë të katërt, pasi dozat aktuale përforcuese po ofrojnë mbrojtje të vazhdueshme.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë vazhdimisht se dhënia e dozave të para për vendet më të varfra është një prioritet më i lartë sesa dozat përforcuese për vendet më të pasura./VOA
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











