Lajme
BE modernizon hekurudhën e Kosovës
Komisioni Evropian dhe Banka Evropiane e Investimeve do të financojnë modernizimin e hekurudhës së Kosovës me 82 milionë euro fillimisht
Banka Evropiane për Investime (BEI) dhe Qeveria e Republikës së Kosovës do të nënshkruajnë nesër në Prishtinë (08.12.2015) një marrëveshje kredie në vlerë 42 milionë euro, për modernizimin e pjesës kosovare të hekurudhës dhe inkuadrimin e saj në rrjetin hekurudhor evropian “Route 10”.
Në të njëjtën kohë, BE-ja do të mbështesë fillimisht këtë projekt me një grant prej 40 milionë eurosh për përgatitjen dhe zbatimin e projektit, njofton zyra e BE-së në Kosovë. Ky projekt do të integrojë rrjetin hekurudhor të Kosovës në korridorin Orient/Lindja-Mesdhetare, duke lidhur Ballkanin Perëndimor me Austrinë, Greqinë dhe Bullgarinë si pjesë e Korridoreve të Rrjetit Kryesor të Rrjetit Trans-Evropian të Transportit.
Ndryshe, në prill 2015, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë arritur një marrëveshje për rrjetin kryesor të transportit dhe në qershor 2015 kanë arritur marrëveshje për zgjerimin e tre korridoreve kryesore të Rrjeteve Trans-Evropiane të Transportit për në Ballkanin Perëndimor.
Ato kanë identifikuar projektet prioritare përgjatë seksioneve të këtyre korridoreve që do të implementohen deri më 2020.
Në BE, rrjeti kryesor lidh të gjitha kryeqytetet e BE-së, qendrat ekonomike kryesore dhe portet më të mëdha. Zgjerimi i korridoreve të rrjetit kryesor për në Ballkanin Perëndimor mundëson përshpejtimin e reformave politike dhe rregullative, derisa përpjekjet dhe investimet e shtuara për korridoret kryesore dhe ndër-lidhjet sigurojnë integrim më të afërt me BE-në, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











