Lajme
BE: Mizoritë në Reçak janë të dokumentuara mirë
Bashkimi Evropian u është bashkangjitur thirrjeve që të mos mohohen e as të tentohet të revidohen krimet, si ai në Reçak. Në një përgjigje rreth kësaj masakre, të cilën në Serbi disa herë e kanë quajtur “trillim”, BE-ja e ka qartësuar pozicionin.
“Ajo që ka ndodhur në Reçak në Kosovë dhe mizoritë e kryera atje janë mirë të dokumentuara” dhe se mohimi apo revizionizmi shkojnë në kundërshtim me vlerat e Bashkimit Evropian dhe janë në kundërshtim edhe me projektin e integrimit të Ballkanit Perëndimore në Bashkimin Evropian”, thuhet në një reagim të kësaj organizate, raporton “Koha Ditore”.
Në pjesën tjetër të reagimit nga BE-ja përsëritet thirrja që autoritetet në rajon të punojnë me sinqeritet dhe vlerësim të vërtetë të së kaluarës në respekt të viktimave. Aty thuhet se BE-ja kërkon pajtim, stabilitet dhe normalizim të raporteve në rajon.
Në reagimet e mëhershme BE-ja ishte përmbajtur nga përmendja e termit “masakër”, “krim” apo terma të ngjashëm, duke e quajtur atë që ndodhi në Reçak vetëm “ngjarje”.
Në reagimin e së mërkurës, përdoret termi në anglisht “atocities”, me të cilin dëshmohet se BE-ja e konsideron masakrën e Reçakut krim mizor, ashtu siç e ka trajtuar edhe Gjykata e Hagës me dënimet ndaj ish-liderëve policorë dhe ushtarakë të Serbisë për krimet në Kosovë, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











