Lajme
BE mirëpret zgjedhjen e Qeverisë së Maqedonisë
BE është e gatshme të mbështesë punën e Qeverisë, si dhe të opozitës, në mënyrë që të zbatohen të gjitha pjesët e Marrëveshjes së Përzhinës
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, dhe komisionari i BE-së për zgjerim, Johannes Hahn, kanë përshëndetur zgjedhjen e Qeverisë së re të Maqedonisë. “BE është e gatshme të mbështesë punën e Qeverisë, si dhe të opozitës, në mënyrë që të zbatohen të gjitha pjesët e Marrëveshjes së Përzhinës (për zgjidhjen e krizës politike)”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
Mogherini dhe Hahn kanë shfaqur shpresën se partitë parlamentare do t’i lënë dallimet mënjanë dhe do të punojnë bashkërisht në agjendën e reformave, nga të cilat do të përfitojë e gjithë Maqedonia, citon REL.
“Kjo është e rëndësishme për rikthimin e vendit në rrugën evropiane – proces të cilin qytetarët e duan dhe e meritojnë”, kanë thënë Mogherini dhe Hahn.
Parlamenti i Maqedonisë ka zgjedhur mbrëmë qeverinë e udhëhequr nga lideri opozitar, Zoran Zaev, duke i dhënë fund bllokadës gjashtëmujore politike.
Ndryshe, mbrëmë Parlamenti i Maqedonisë me 62 vota pro, 44 kundër dhe 5 abstenime votoi qeverinë e re reformatore të Maqedonisë të drejtuar nga kryeministri i ri, Zoran Zaev. Ekzekutivi i ri i Maqedonisë është i formuar nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe Aleanca për Shqiptarët (LR-PDSH dhe RDK).
Qeveria e re reformatore e kryesuar nga Zoran Zaev ka këto ministra:
Zëvendëskryeministër: Hazbi Lika
Zëvendëskryeministër: Bujar Osmani
Ministër i Mbrojtjes: Radmila Sekerinska
Ministër i Punëve të Jashtme: Nikola Dimitrov
Ministër i Punëve të Brendshme: Oliver Spasovski
Ministër i Financave: Dragan Tevdovski
Ministër i Ekonomisë: Kreshnik Bekteshi
Ministër i Drejtësisë: Bilen Saliu
Ministër i Shëndetësisë: Arben Taravari
Ministër i Arsimit dhe shkencës: Renata Deskovska
Ministër i Punës dhe politikës sociale: Mila Carevska
Ministër i Transportit dhe lidhjeve: Goran Sugarevski
Ministër i Ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor: Sadulla Duraku
Ministër i Pushtetit lokal: Suhejl Fazliu
Ministër i Kulturës, rinisë dhe sportit: Robert Alagjozovski
Ministër i Bujqësisë: Ljupcho Nikolovski
Ministër i Shoqërisë informative dhe administratës: Damjan Manchevski
Ministra pa resor: Ramis Merko, Edmond Ademi, Koco Angjushev, Robert Popovski, Adnan Qahil, Samka Ibraimoski, Zoran Shapuriq, Zorica Apostolovska.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje









