Kosova
BE: Marrëveshja e arritur është progres i rëndësishëm
Bashkimi Evropian ka njoftuar për takimin e sotëm në Bruksel, duke theksuar se pas një serie negociatash të udhëhequra nga i dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, kanë arritur marrëveshje për Termat e Referencës për Komisionin e Përbashkët për Personat e Zhdukur.
Në njoftimin e Shërbimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian, thuhet se ky komision do të krijohet në kuadër të Deklaratës për Personat e Zhdukur, e miratuar më 2 maj 2023, nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Tutje theksohet se Komisioni i Përbashkët, i cili do të udhëhiqet nga Lajçak, ka si përgjegjësi mbikëqyrjen e zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur dhe do të monitorojë bashkëpunimin ndërmjet palëve në disa fusha kyçe:
Identifikimin e vendeve të varrimit dhe realizimin e ekskavimeve pasuese,
Qasjen në informacione të sakta dhe të besueshme, duke përfshirë përdorimin e të dhënave satelitore dhe teknologjive të avancuara për zbuluar varrezat masive,
Respektimin e të drejtave të familjeve të Personave të Zhdukur.
Përveç kësaj, Komisioni do të monitorojë dhe mbështesë Kosovën dhe Serbinë në përparimin e bashkëpunimit të tyre në kuadër të Grupit të Punuese të udhëhequr nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) për Personat e Zhdukur.
Bashkimi Evropian ka theksuar se Kosova dhe Serbia e kanë riafirmuar se çështja e Personave të Zhdukur është një çështje humanitare dhe ka theksuar nevojën urgjente për përpjekje shtesë për të sjellë një mbyllje për familjet e prekur dhe për komunitetin më të gjerë. Nga 6,065 rastet e personave të zhdukur gjatë periudhës 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000, 1,607 raste mbeten ende të pazgjidhura.
“BE-ja vlerëson të dyja palët për angazhimin dhe qasjen e tyre konstruktive, e cila bëri të mundur rezultatin e sotëm. Lehtësuesi i BE-së ftoi palët të emërojnë përfaqësuesit e tyre përkatës për takimin e parë deri në mes të janarit të vitit të ardhshëm, siç përcaktohet në Termat e Referencës”, thuhet më tej në komunikatë.
“Ky hap përpara është një progres i rëndësishëm në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe në zbatimin e marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të vitit 2023. Ky është një përfitim direkt për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë, dhe BE-ja i inkurajon të dyja palët të fillojnë me zbatimin e plotë të marrëveshjes”, theksohet në komunikatë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









